Aksioni i bujshëm me dhjetëra të arrestuar në Kukës: Gjykata jep vendimin, dosjen ia kalon SPAK-ut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shtetit ka kryer mëngjesin e djeshëm një operacion kombëtar antidroge në disa qytete të Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt.

Hetimet kanë filluar prej më shumë se 1 viti në qytetin e Kukësit nga ku u zbulua një rrjet shumë i gjërë deri në jug të vendit.

Nga operacioni anti-kanabis u arrestuan dhjetëra persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, teksa u bë me dije se të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci.

LEXO: Operacion anti-drogë: Zbardhen emrat e të arrestuarve, mes tyre edhe efektivë policie 

Gjykata e Kukësit ka vendosur sot me “arrest me burg” për 17 prej tyre, edhe pse 3 kanë munguar në seancë, ndërsa për një tjetër është vendosur “detyrim paraqitjeje”.

Gjatë seancës plenare, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Kukësit për transferimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), teksa avokatja Aurora Guska, e cila mbron disa prej të arrestuarve është shprehur se disa nga klientët e saj nuk kanë rol aktiv në kultimin e lëndëve narkotike, duke shtuar se të tjerë kanë pak ose aspak.

Gjyqtar i çështjes është Florin Demollari, ndërsa vijon seanca, e cila ka filluar që në orën 10:00 për dy efektivët e policisë.

Ishte prokuroria e Kukësit ajo që ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.

Prokuroria dyshon se ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kanabisit si edhe transportin e lëndës narkotike pas tharjes.

Shpërndaje
Share.

Komento