Skip to content
Të Gjitha

Situata nga pandemia, Tritan Shehu: Qeveria përdor mutacionin e Covid për të mbuluar dështimet!

· 1 min lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu akuzon  qeverinë  shqiptare se po përdor ndryshimin e  koronavirusit për të mbuluar dështimet në sigurimin e vaksinës.

Sipas tij ende nuk është vërtetuar nëse vaksina dot ketë efekt  mbi virusin e ri, ama kjo nuk i jep asnjë arsye qeverisë të gjej justifikime për faktin që po vonon marrjen e vaksinës.

“Rama kërkon të përdori ndryshimet e Covid për të larguar vëmendjen nga dështimet, veçanërisht për vaksinën dhe mallkuar partnerët për atë që kjo Qeveri nuk realizoi.

Nuk ka të dhëna që ka ndryshuar efikasiteti i vaksinave. Pra në vend të mallkimeve, Rama e qeveria e tij duhet të zhvillojnë masa adaptuese si në vendet e tjera: Sigurimi edhe më urgjent i sasive të mëdha të vaksinës Covid.

Rama në dështimin e tij jo vetëm që e ka lënë gjendjen jashtë kontrollit, po edhe sot kërkon të fshihet mbas “profecive” e mallkimeve, ndaj atyre që janë shpresa jonë e vetme”, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në Facebook./Gazetareforma.com/