“Shkoni pyeteni Lulzimin”! Përgjimet e Ndragheta-s, reagon Balla: Eurodeputeti, mik i Bashës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli edhe rreth përgjimeve të antimafias italiane, sa i takon grupit Ndragheta. Balla u ndal te emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa, që në përgjime rezulton si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë, me qëllim garantimin e tenderave, koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit. Sipas numrit dy të PS-së, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Balla e njeh shumë mirë Cesa-n.

“Sa për përgjimet mund t’ju them që europdeputeti që përfshihet ose përmendet është mik i vjetër i Lulzimit, shkoni pyeteni, atë, se e ka pritur në zyrë ai e ka takuar dhe në Romë. Ata që janë përmendur me emra i keni në Presidencë. Për të tjerat duroni dhe dëgjoni. SPAK do bëjë verifikimet e veta dhe do t’i shkojë deri në fund. Kjo është një çështje ne hetim”.

I pyetur nëse, është apo jo e shqetësuar mazhoranca se paratë e Ndragheta mund të kenë depërtuar në Shqipëri, Balla tha:

“Siç e dini, unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Evropian dhe mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet, është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Shkoni pyeteni Lulzimin, e ka pasur në zyrë, e ka takuar dhe në Bruksel e Romë. Mund t’jua sqarojë”.

“Ju njihni ndonjë biznesmen me emrin Nik që fiton tendera në Shqipëri”, ishte një tjetër pyetje që iu drejtua Ballës, e cila mori këtë përgjigje:

“Unë besoj se isha i qartë. Si politikan meqë është përmendur një politikan italian, nëse hyni në këto historira, ata që janë përmendur realisht me emër i keni në Presidencë”.

Por kush është Niku?

Në bisedat e përgjuara të sipërmarrësve dhe politikanëve italianë dalin dy persona kyç që sigurojnë ndërhyrjen tek Erjon Veliaj dhe tek ministrat: një oficeri i Guardia di Finanza dhe një shtetas shqiptar i thirrur shkurt Nik. Fillimisht dyshimet të çonin tek Sol Group, një kompani italiane e regjistruar në Shqipëri si GTS (Gazra Teknike Shqiptare) e njohur si përfituese e tenderave të furnizimit me oksigjen dhe pajisje mjekësore në spitalet tona. Kjo kompani ka aksioner kryesor Sol SPA. Ajo ka menaxher italian. U përfol se “Niku i Osigjenit” është Besnik Halili, i lidhur me këtë kompani. Në fakt, e mundur është që mafiozët të kenë përmendur SON Group ( SON Engineering&construction), ku aksioner dhe themelures është Erind Bejleri. Ky është një lidhje shumë e afërt e pushtetit.

Erind Bejleri, aksioner i “Son Engineering & Construction” Shpk, është lakuar së fundmi si një nga përfituesit e mëdhenj të tenderave në Bashkinë e Tiranës. Njihet si mik i Ditjon Baboçit, drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe Endri Fugës, drejtorit të Komunikimit të Kryeministrisë.

Ai është edhe përfitues i tenderit për tërmetin. Në bashkëpunim me “A&E Engineering” Shpk është kompania e Entela Çanos, inxhinierja e projektit të shatërvanit te Zogu i Zi në Tiranë, që ka qenë edhe përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Megjithatë, kjo është një hipotezë paraprake e ngritur mbi një gabim që mund të jetë bërë gjatë transkriptimit të bisedës. Fjalën e fundit për identifikimin e shqiptarë ve të lidhur me mafian do ta thotë SPAK, i cili ka marrë tashmë pjesën e dosjes që i përket Shqipërisë.

Përgjimi

Në kokën e faqes numër 618  shkruhet:  “Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Lidhjet me Erjon Veliajn

Sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe.  Apartamentet shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës për kryebashkiakun.

Përgjimet nxjerrin në dritë ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve të Ndranghetas kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-oficeri të Guardia Di Finanza, i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e  Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri. Kështu, pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias italiane ka rënë Erion Veliaj.

Pronarët shqiptarë

Është dokumentuar se “Pronarët” shqiptarë të kompanive kanë mbërritur nga Durrësi në Bari ku janë pritur nga bosat ndraghetistë e më pas janë shoqëruar në Catanzaro ku janë pajisur me kode Nipt tatimore italiane.

Përmes dokumentacioneve të firmosura nga noteri ata janë bërë pronarë të kompanive të pakezistueshme që shërbenin vetëm për pastrimin e parave të mafias kalabreze Ndrangheta.

Shpërndaje
Share.

Komento