Skip to content
Të Gjitha

“Shkoi me biçikletë në kryeministri”, Veliajt i dështon propaganda. Ja detaji që e nxjerr zbuluar

· 1 min lexim

Erion Veliaj akuzohet shpesh si person i cili ka punësuar një ushtri me persona që i rrinë nga pas vetëm për imazhin mediatik.

Gjithashtu ai njihet edhe për favoret që u bën pronarëve të mediave dhe sponsorizimet që u jep.

Ditën e sotme është publikuar një video ku shikohet Veliaj i cili parkon biçikletën para kryeministrisë dhe më pas shikon nga një kamër dhe e përshëndet me dorë.

Mediat që e kanë publikuar këtë video për ta nxjerrë Veliaj si një person të thjeshtë në sy të popullit e kanë shitur si diçka që është bërë nga paparacët.

Por, po ta shikosh më vëmendje videon dallohet qartë që ai e di që ka një kamër që po e filmon dhe e ngre kokën direkt dhe përshëndet me dorë.

Edhe këtë herë propaganda e Veliajt dështoi.