Skip to content
Të Gjitha

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Itali, arrestohet 3 shqiptarë si krerë të grupit (DETAJE)

· 2 min lexim

Policia italiane ka shkatërruar ditën e sotme një rrjet prostitucioni i cili drejtohej nga një grup shqiptarësh.

Karabinierët e Isolas kanë arritur që të vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua si edhe një shtetas Italian, si krerët e një rrjeti prostitucioni. Grupi bëhet me dije se vepronte në sheshet e Isolas, Costiglioles, Viglianos, Aglianos dhe Monticello d’Albas.

Rrjeti u zbulua pasi një prostitutë shqiptare u sulmua fizikisht nga dy tutorët e saj, duke treguar në polici pasi bëri kallëzimin edh mavijosjet dhe dëmtimet në këmbë, kyçe dhe kokë nga të rrahurat. Vajza tha se u sulmua nga dy bashkatdhetarë, të cilët e rrahën atë me stolin në të cilin ajo ishte ulur duke pritur për klientët.

Ata gjithashtu i kishin marrë asaj celularin dhe e kishin lënë në mes të rrugës.

Në krye të bandës mësohet se janë dy vëllezër shqiptarë. Ata ishin menaxherët e grupit të vajzave që jetonin së bashku në një apartament në qendër të Astit, së bashku me dy gra që prostituuan dhe ndihmuan vëllezërit në kontrollimin e “kolegeve” të tjera.

Po ashtu pjesë e rrjetit ishte edhe një shtetas Italian, 73-vjeçari U. C, banues në Alba, me një rekord precedentësh, i cili luante rolin e “shoferit të taksisë” për bandën, duke shoqëruar vajzat në  pikat e takimit të caktuara për ta, në të cilat prisnin klientët.

Të dy vëllezërit tashmë ndodhen në në burgjet në Asti dhe Alessandri, në pritje të marrjes në pyetje nga grupi i caktuar hetimor.

Gjatë kontrollit dhe ndalimit nga policia, dy vëllezërve iu gjetën para, të cilat besohet se ishin pjesë e të ardhurave të vjedhura nga vajzat të cilat i prostituuonin./Gazetareforma.com/