Skip to content
Të Gjitha

Shkarkimet e ministrave kalojnë në dorën e presidentit/ Meta nuk firmos shkarkimin e Bushatit

· 1 min lexim

Bujë të jashtëzakonshme ka bërë shkarkimi i ministrave nga kryeministri Rama, ndërsa Presidentit Meta i është dashur që të firmosë dekretin 7 shkarkimet dhe vetëm  për 4 emërime.

Në faqen zyrtare të Presidencës janë bërë zyrtare të gjitha informacionet përveç shkarkimit të Ditmit Bushatit. Burimet e Ora Nevvs tregojnë se presidenti ka kërkuar kohë për marrjen e një vendimi të tillë dhe nuk kemi asnjë të dhënë që të na tregojë “pse-së”.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja pse Meta i ka lënë për një moment të dytë emërimet për ministrant e rinj, ndoshta dëshiron t’i shqyrtojë më detaje të gjitha kriteret kushtetuese.

Janë firmosur dekretet për shkarkimin e

1-Lindita Nikollës,
2-Damian Gjiknuri,
3-Arben Ahmetaj,
4-Senida Mesi,
5-Niko Peleshit,
6-Mirela Kumbaro dhe
7-Sonila Qatos.

Nuk u firmos

Nuk ka dekretuar shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ka firmosur deri tani dekretet per emerimet:

1-Erjon Braçe,
2-Eduard Shalsi,
3-Blendi Çuçi,
4-Erisa Spiropali

Ndërkohë deri në orën 12:50, nuk janë dekretuar ende emërimet e:

1-Besa Shahinit
2-Gent Cakës
3- Anila Denajt
4- Elva Margaritit
5- Belinda Ballukut