Indisë i është dashur më pak se një muaj për të regjistruar 100,000 vdekjet e fundit.
Vala e dytë e pandemisë ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të këtij shteti, pasi spitalet me vështirësi janë përballur me fluksin e pacientëve dhe mungesën e oksigjenit.
Në disa zona edhe krematoriumet kanë qenë të mbushura dhe njerëzit janë detyruar të krijojnë krematoriume të improvizuara nëpër parqe, për familjarët e tyre.
Aktualisht, as shkalla e vaksinimit nuk është duke shënuar përparim të madh në Indi, çka do të mund të ndikonte në lehtësim të krizës aktuale.
