Skip to content
Kronikë

Sherri mes afganëve në Lezhë, gruaja qëlloi me thikë bashkëjetuesin

· 2 min lexim

Një konflikt mes dy shtetasve afganë të akomoduar në Shëngjin ka ndodhur ditën e sotme, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç.

Gjithashtu thuhet se sulmi ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit midis dy afganëve.  Ngjarja është në proces hetimi nga grupi hetimor i cili ndodhet në venngjarje dhe nën drejtimin e drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po përpiqet të zbardhë rrethanat e ngajrjes.

Lezhë/Informacion paraprak : Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i parë që afganët e ardhur në Shqipëri bëhen pjesë e të tilla ngjarjeve.

Kujtojmë që afganët u mikëpritën në Shqipëri disa muaj më përpara, ku edhe u akomoduan nga përkujdejsa e shtetit shqiptar.

Pushtimi  i Afganistanit nga talebanët bëri që shumë afganë të ndiheshin shumë të pasigurt në vendin e tyre dhe në këtë mënyrë një pjesë e tyre zgjodhën të largoheshin nga vendi.