Skip to content
Showbiz

Sherr me grushta e me shqelma: Dalin pamjet e sherrit të Noizy-t në Itali

· 1 min lexim

Telashet duket se nuk kanë të sosur për Noizy-n. Reperi i njohur është përfshirë sërish në një sherr të dhunshëm dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

Sipas disa faqeve që kanë shpërndarë videon në Instagram, ngjarja ka ndodhur në Itali pak ditë më parë.

Në videon në fjalë, Noizy shihet teksa qëllon me grushta e shqelma një person ende paidentifikuar, teksa miqtë e tij e tërheqin për ta futur në makinë.

Kjo ngjarje vjen rreth dy vite pas sherrit të bujshëm në Prishtinë, ku anëtarët e OTR u përleshën me ata të grupit Baba Stars./iconstyle

https://www.instagram.com/p/BsIrxlIhiMP/