Skip to content
Bota

SHBA kishte vendosur çmim për kokën e tij / Vritet ministri afgan

· 1 min lexim

Ushtruesi i detyrës së ministrit për refugjatët të Afganistanit, Khalil Ur-Rahman Haqqani, është vrarë në një shpërthim në kryeqytetin Kabul.

Shpërthimi ka marrë gjithashtu jetën e pesë personave të tjerë, sipas njoftimeve nga mediat lokale.

Një zëdhënës i talebanëve ka konfirmuar vrasjen, duke thënë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm vetëvrasës.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë njoftuar agjencinë e lajmeve Associated Press se shpërthimi ndodhi në Ministrinë e Refugjatëve në Kabul.

Një burim qeveritar, i cili kërkoi të mbetej anonim, ka treguar për agjencinë e lajmeve AFP se nuk ka patur përgjegjësi të menjëhershme për shpërthimin.

Haqqani u bë ministër në qeverinë e përkohshme të talebanëve, pasi forcat e huaja u tërhoqën nga Afganistani në vitin 2021.

Ai ishte një udhëheqës i lartë i rrjetit të fuqishëm Haqqani, përgjegjës për një numër sulmesh të dhunshme gjatë fushatës së armatosur dy dekadashe të talebanëve, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Haqqani, i cili po trajtonte krizën e refugjatëve në Afganistan, ishte gjithashtu xhaxhai i Sirajuddin Haqqani, ministri aktual i brendshëm.