E rëndë në Shijak/ 21-vjeçari gjendet i pajetë në poligon, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Shijak, ku një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në një poligon.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. Viktima është identifikuar me inicialet S. K., banues në Shijak. Sipas dyshimeve paraprake, i riu dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkaqet dhe rrethanat e humbjes së jetës së 21-vjeçarit mbeten ende të paqarta.