Skip to content
Të Gjitha

Serbia tjetër provokim ndaj shqiptarëve, Vuçiç: “Kosova njësoj si Mali i Zi, kërkon t’i marrë pronat Kishës serbe”

· 2 min lexim

Ditët e fundit, zhvillimet politike nuk kanë qenë shumë të qeta në Ballkan.

Miratimi i ligjit për liritë fetare nga Parlamenti i Malit të Zi ka shkaktuar reagime të ashpëra nga Serbia.

Serbët nuk e pranojnë autoniminë e kishave ortodokse malazeze.

Ata madje sulmuan edhe Ambasadën e Malit të Zi në Serbi.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se dhe Kosova mund të miratojë një ligj njësoj si Mali i Zi për lirinë fetare në vend.

Vuçiç tha se këtë e shikon nga librat e shkollës në Kosovë, ku sipas tij flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe.

Më tej shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Ky është provokimi i dytë i Serbisë ndaj shqiptarëve ditën e sotme.

Më herët, Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irenej, ka provokuar me deklaratat kundër shqiptarëve.

Gjatë urimit për Krishtlindjet ortodokse, Irinej e quajti Kosovën, Serbi të vjetër.

Po ashtu, gjatë sulmit që i bënë Ambasadës malazeze, serbët në kor kanë thirrur: “Kush s’kërcen është shqiptar”.

Ndonëse  politikanët po ‘luftojnë’ në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duket se serbët ende vijojnë të besojnë në historinë e tyre, e cila kundërshton historinë e popujve të tjerë.