Skip to content
Të Gjitha

Rrëmbimi në Kamëz. Gjendet e djegur makina e autorëve, asnjë gjurmë nga i rrëmbyeri

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz.

Policia ka gjetur makinën e autorëve tip ‘Renge Rover’, e denoncuar e vjedhur, në Durrës.

Automjeti është gjendur i djegur.

Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë nga 49-vjeçari.

Ai u rrëmbye para tre ditësh në Kamëz nga dy persona të tjerë.

Dyshohet se Prenga u ka patur atyre një borxh të pashlyer.

Ai i kishte marrë një hua për të blerë një makinë, por nuk e ka shlyer atë.