Skip to content
Të Gjitha

Raporti i Komisionit të Venecias, Meta: Qeveria bllokoi KED dhe Gjykatën Kushtetuese për 3 vite!

· 2 min lexim

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një intervistë televizive, ia ka hedhur fajin maxhorancës për ngërçin që u krijua në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për gazetarin Bejdo Malo, Meta përsëriti faktin se sipas tij parlamenti dhe deputetët aty nuk janë legjitimë, ndaj dhe PPP-të apo koncesionet që kanë kaluar me shumicë vote nuk janë të ligjshme.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Do ndërroj argument. Kemi ambasadoren amerikane dhe atë të Bashkimit Europian, të cilët këmbëngulin që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda dhjetorit. Si është e vërteta?

Presidenti Meta: Kush përfitoi më shumë se tre vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë Ju, çfarë ndodhi në Kosovë? Gjykata Kushtetuese u shpreh, qeveria është e paligjshme.

Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standardeve, pa dyshim që duhet të kishte thënë me kohë, që ky është një Parlament jo kushtetues, këta deputet që kanë hyrë janë jo kushtetues.

Edhe, që shumica e PPP-ve me miliarda euro gjatë këtyre dy viteve, që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese, janë gjithashtu anti-kushtetuese edhe në kundërshti me interesin publik.

Mendoj që edhe Komisioni i Venecias, e ka sqaruar shumë qartë në të kaluar këtë debat, që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të maxhorancës në krye të KED-së, edhe në krye të vet Parlamentit.

Bllokimi sistematik që maxhoranca i ka bërë KED-it, vit pas viti.

Është e qartë, që në gjithë këtë histori i vetmi institucion gjithashtu, dhe i vetmi person, sepse përveç angazhimit tim për më shumë se tre vitesh si President dhe në angazhimin e mëparshëm si Kryetari i Kuvendit, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese.

Këtë e dinë të gjithë aktorët e tjerë dhe bashkëfajtorët, se përse  pse jemi në këtë situatë.

Presidenti, gjithmonë ka qenë kryesori që ka kërkuar bashkëpunim.

Dihen veprimet e tyre të njëanshme, vetëm me një qëllim , për kapjen e Gjykatës Kushtetues, siç kanë bërë me institucionet e tjera të drejtësisë./Gazetareforma.com/