Skip to content
Politikë

Rama vizitë zyrtare në Egjipt, ja marrëveshjet e nënshkruara

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt.

Fillimisht lajmin e ka bërë publik vetë kryeministri Rama, i cili shpërndau në rrjetin social facebook një video nga pritja shtetërore që i është bërë në aeroportin e Kajros.

“Kajro, Egjipt- Ceremonia e pritjes nga Kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly”, shkruan Rama në facebook.

Ditën e sotme ai është takuar me homologun e tij Mostafa Madbouly.

Ai është takuar edhe me z. Abdul-Fattah Sisi, President i Republikës Arabe të Egjiptit.

Gjatë konfererencës homologët u folën për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme të tilla si turismin, energjinë, tregëtinë dhe kulturën. U vendos theksi edhe tek marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy kombeve.  Bashkëpunimi shihet me perspektivë afatgjatë. Në këtë vizitë Rama është i shoqëruar nga ministrja e Kulturës ku kanë nënshkruar disa marrëveshje.

Marrëveshjet e nënshkruara:

  1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
  2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian