Skip to content
Të Gjitha

Rama vërejtje Kosovës/ “Bën mirë të mos vazhdojë të luajë, t’i dëgjojë ndërkombëtarët si dikur”

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në një intervistë përballë Baton Haxiut.

Gjatë intervistës u diskutua për tema të ndryshme, por ndër të tjera u ndalën te tërmeti i 26 nëntorit.

Rama vlerësoi si fillim ndihmën e Kosovës në këtë periudhë të vështirë.

Megjithatë ai ka bërë edhe një vërejtje, lidhur me raportin e shtetit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Sipas Ramës,  Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luajë por t’i dëgjojë. Ashtu siç i ka dëgjuar më parë.

PJESA NGA INTERVISTA:

PYETJE: Ka munguar plani i emergjencës, e keni thënë se ata e kanë kryer punën për mrekulli. Por kritikat janë se projekti i emergjencës ka mangësi?

RAMA: Në momentin e parë ka konfuzion. Ne kemi filluar një reform të emergjencave civile dhe ky është rasti për të bërë këtë proces për të filluar marrë. Kosova s’i ka bërë vetë, e kanë ndihmuar ndërkombëtarët. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luajë dhe t’i dëgjojë. Ashtu siç i ka dëgjuar në kohën kur Kosova ishte ashtu siç ishte. Bën mirë t’i dëgjojë. Unë kam thënë që Policia në Shqipëri të jetë ashtu si e Kosovës, ose sa gjysmë.

Rama nuk i kurseu vlerësimet ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se do donte që policia në Shqipëri të jetë ashtu si e Kosovës, ose sa gjysmë.