Skip to content
Të Gjitha

Ra nga dritarja e makinës\ Gjendet në mes të rrugës fëmija 1-vjeçar

· 1 min lexim

Një fëmijë një vjeç e gjysmë është gjendur i aksidentuar në afërsi të urës së Bardhajve të njësisë Rrethina, në Shkodër.

Fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kome.

Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Benz’, që e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë të vetëm në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë.

Pak minuta më vonë në spital është paraqitur babai i vogëlushit.

Sipas tij, vogëlushi ka rënë nga dritarja e makinës.

Aktualisht fëmija ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, është njoftuar edhe Policia e Shkodrës .