Skip to content
Showbiz

Qëllohet me breshëri kallashnikovi makina në Fier

· 1 min lexim

Në fshatin Zhupan të Fierit, gjatë mbrëmjes së kaluar është qëlluar me breshëri kallashnikovi një makinë.

Mësohet se makina  ka qënë e parkuar pranë një karburanti dhe është qëlluar me 9 plumba.
Pronari nuk dihet akoma dhe dyshohet se mjeti ka qënë në shitje.

Nga të shtënat nuk ka persona që janë të lënduar, ndërkohë policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë së biznesit për të identifikuar autorët dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(balkanweb)