Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës, policia arreston të riun që dogji pemën e Krishtlindjeve

11:01 23/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës ka arritur që të arrestojë të riun i cili dogji pemën e Krishtlindjes gjatë protestës më 9 dhjetor.

Arrestimi i 22-vjeçarit O.Xh, në Komisariatin e Policisë Nr. 1erdhi pas identifikimit të tij nga kamerat përreth vendit ku ndodhi protesta.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftim.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në raportimet e shumë mediave nuk u zbardh fare protesta e të rinjve, e aq më pak kauza, por shkruhej për djegien e pemës së Krishtlindjeve, duke u pozicionuar nga qeveria e duke vendosur në kryetitujt e tyre “dhunën dhe shkatërrimet” e pretenduar se ushtruan të rinjtë.

Propaganda e disa mediave arriti deri aty sa të krahasojnë heqjen e disa dritave nga pema me dhimbjen e familjes së Klodianit. Të tjera media pro qeverisë shkruan për letra fëmijësh drejtuar Ramës, të cilët kërkonin sërish pemën e Krishtlindjeve për festa.

E pas gjithë trishtimit të tyre, është rikthyer para Kryeministrisë pema e Krishtlindjeve.

Pema është dekoruar sërish dhe është vendosur në vendin që ishte më parë, pasi u dogj dhe u shkatërrua nga një grup protestuesish.

Kështu, u rikuperua edhe dhimbja e mediave dhe “VIP-ave” që “qanë” për djegien e pemës së Krishtlindjeve, por që nuk reagojnë për prerjen e pyjeve që nuk të le të mendosh se në Shqipëri ka moratorium pyjesh, tashmë prej katër vitesh…/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimiDjegia e pemesKlodian RashaKrishtlindjetpoliciaprotestat

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Mblidhet Parlamenti, zhvillohet sot seanca e fundit për 2020-tën (RENDI I DITËS)

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English