Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës së bashkuar. Tymuese e flakadanë/ Gazment Bardhi: “S’ka tryezë dialogu me shkaktarin e krizës”

· 1 min lexim

Opozita e bashkuar dhe në këtë protestë ka të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të jetë në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Ndërkohë protestuesit në Tiranë kanë ndezur tymuese dhe flakadanë dhe kanë lëshuar thirrje “Rama ik”. Në krye të protestuesve janë vendosur ish-deputetë të opozitës.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ndodhur tek rrethrrotullimi në sheshin “Shqiponja”  tha se PD-ja nuk do të ulet në tryezë me shkaktarin e krizës politike, i cili sipas tij është kryeministri Edi Rama.