Skip to content
Kryesore

Prokuroria dhe policia “aksion” në inceneratorin e Elbasanit

· 1 min lexim

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë realizuar një aksion në inceneratorin e qytetit, pas raportimeve se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij.

Hetimi u hap më 4 mars 2025, pas zjarrin që përfshiu inceneratorin në korrik të vitit 2023.

Hetimet janë fokusuar në dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”. Prokuroria po shqyrton shkaqet e zjarrit dhe ndikimin e tij në mjedis.

Po ashtu, hetimi është zgjeruar dhe përfshin tani edhe akuzën për “Shpërdorim detyre”, për të cilën është përfshirë dhe shoqëria Eco Alb, që administron inceneratorin.