Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratori i Elbasanit, tenderi përfundon për herë të tretë në KPP

09:21 18/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kompania publike ECO Elb e cila ka nën zotërim Inceneratorin e Elbasanit nuk po arrin dot të finalizojë prej vitit të shkuar një procedurë që lidhet me monitorimin e parametrave mjedisore të landfillit.

Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për tu mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars. Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave për procedurën që ka një fond limit prej 3 milionë lekë.

Më herët KPP rrëzoi procedurën e hapur nga ECO Elb nën argumentin se dokumentet e tenderit ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik.

“Komisioni i Prokurimit Publik thekson, se kriteret e veçanta për kualifikim, specifikimet teknike nga autoriteti kontraktor duhet të përcaktohen të qarta, të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe jodiskriminues, duke mos penguar pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi, si dhe t’i japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës “do të nënvizonte Komisioni.

E njëjta procedurë shfaqi probleme edhe në fazën e parë kur Eco Elb njoftoi dy procedura në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik të cilat pasi kaluan disa hallka dhe u ankimuan në KPP ku ky i fundit i riktheu për rishpallje duke argumentuar se ECO Elb nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike.

Aktivitete të tjera në fushën e përpunimit të mbetjeve, që lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe të komunitetit”. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Elbasaninceneratoritender

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
“Presidencialet” në Rusi/ Analiza: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta

“Presidencialet” në Rusi/ Analiza: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English