Inceneratori i Elbasanit, denoncimi i fortë: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se në rastin e inceneratorit të Elbasanit është shkelur ligji i PPP-ve dhe procedura e garës.

Sekretari i PD, tregoi se si projekti 23 milionë euro euro i inceneratorit të Elbasanit iu dha 23 vjeçares Stela Gugalla, me një kompani të krijuar pak muaj para se të merrte projektin.

“Më 4 tetor 2014 bashkia Elbasan shaplli emergjencë mjedisore. Në datën 9 i dërgon ministrisë një shkresë ku e informon për këtë problem. Në datën 12 Ministria i kthen përgjigje dhe i thotë: po, kemi një problem. Në datë 14 Stela Gugalla krijon “Albtech Energy” me kapital 50 mijë euro.

Një muaj pasi kjo 23-vjeçarja krijoi një kompani, dërgon një propozim në Ministrinë e Mjedisit që i thotë: Kam një projekt për menaxhimin e mbetjeve.

Ministria e merr projektin dhe thotë: Për 1 muaj duhet t’i japim zgjidhje. Në datën 16 Dhjetor i thotë: E shqyrtova projektin më jep ofertën. Në 16 Dhjetor brenda së njëjtës ditë jepet oferta”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Shpërndaje
Share.

Komento