Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shefja e Infektivit në QSUT rrëfen detajet: “Çdo rast i dyshuar shihet si “pozitiv”, pacienti izolohet për 12 orë”

00:09 26/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Lajmet për përhapjen e shpejtë të Coronavirusit ndryshojnë nga ora në orë, por deri më tani raportohet për mbi 2700 të vdekur në gjithë botën dhe mbi 80 mijë të prekur.

Në Itali është shënuar viktima e 11, teksa janë të paktën 322 të prekur.

Të hënën OBSH ngriti alarmin se jemi në prag të një pandemie, ndërsa së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts, pretendon se është afër krijimit të vaksinës kundër Coronavirusit.

Kompania amerikane gati vaksinën kundër Coronavirusit, por nuk del në treg para vitit 2021

Fatmirësisht, në vendin tonë nuk raportohet për asnjë të prekur teksa së fundmi, Komitetit Teknik i Ekspertëve zhvilloi një mbledhje me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e Coronavirsuit.

Bëhet me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarësh në buxhetin e spitaleve, që do përdoret për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

Ministria e Shëndetësisë rialokon një fond prej 1 milion dollarësh për mbrojtjen nga Coronavirusi

Mbrëmjen e sotme shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në “Provokacija” ku rrëfeu detaje nga masat që janë marrë në spital.

Çomo theksoi edhe një herë se stafi mjekësor e ka kaluar “provën” me virusin vdekjeprurës edhe pse në vendin tonë nuk ka rezultuar asnjë pacient pozitiv.

Ajo rrëfeu se çdo rast i dyshuar që paraqitet në QSUT konsiderohet si “pozitiv” dhe për 12 orë derisa del analiza pacienti izolohet në Infektiv, njësoj sikur të ishte mbartës i këtij virusi.

Deri tani në vendin tonë janë kryer analizat për 13 persona të dyshuar, por që fatmirësisht kanë rezultuar negative, ku dy prej tyre kishin ardhur nga Kina, dhe pikërisht këto dy raste, tha Çomo, kanë qenë prova më e fortë, pasi dyshimet ishin të mëdha se mund të ishin bartës të virusit.

Gjatë intervistës Nano e ngacmoi nëse ajo kishte frikë, por Çomo u shpreh se si individ është pak e frikësuar, por si profesioniste jo.

Pjesë nga biseda:

A jeni e frikësuar?

Çomo: Jo…duke qenë se kam vite që punoj në shërbim me shumë infeksione që janë edhe vdekjeprurëse, jam shumë më pak e frikësuar, por s’mund të them se jam zero e frikësuar. Pra jam pak e frikësuar si individ jo si profesioniste.

Sa e rrezikuar është popullata shqiptare dhe sa mundësi ka që të mbrohet dhe të mjekohet?

Çomo: Po mund të infektohet Shqipëria nga koronavirusi, por janë marrë të gjitha masat që rastet të trajtohen.

Si e kuptoni kur një person është me koronavirus pasi simptomat janë të ngjashme me gripin.

Çomo: Historia e udhëtimit. Ne nuk dyshojmë tek një pacient që vjen nga Vlora, Saranda, etj. por dyshojmë tek një person që vjen me simptoma gripi por ka udhëtuar në vendet që janë shpallur vatra të koronavirusit. Pra ne bëjmë teste për një person që vjen, po themi nga veriu i Italisë por jo për një person që vjen nga Suedia.

Ju do ta kaloni provën në rast se koronavirusi vjen në Shqipëri?

Çomo: E kemi kaluar provën e testimit sepse na erdhen 8 persona, 2 me temperaturë të lartë dhe kishin histori udhëtimi në Kinë. Ata u mbajtën të izoluar, të shtruar në spital, dhe fatmirësisht testimi doli se ishin me grip A. Por ama ne e kaluam provën sepse morëm të gjitha masat, kaluam edhe frikën personale sikur ai (pacienti) të ishte i infektuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Coronavirusinajda como

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, policia ofron 5 milion lekë për këdo që jep informacion për vendodhjen e autorit të dyshuar

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English