Skip to content
Të Gjitha

Policia zbardh ngjarjen e 9 viteve më parë, arrestohen 2 autorët që qëlluan me levë dhe hodhën në kanal efektivin!

· 2 min lexim

Prokuroria dhe policia e Laçit kanë arritur që të zbardhin një ngjarje të ndodhur 9 vite më parë në Mamurras, ku një efektiv policie, që shërbente në atë kohë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u grabit me dhunë dhe plagos me sende të forta.

Mësohet se janë arrestuar në Laç dy autorët e kësaj ngjarjeje të ndodhur 9 vite më parë,  Elson Bushgjoka dhe Fatjon Bushgjoka, të dy kushërinj me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, ku efektivi i policisë Arben Doçi, sapo kishte lënë shërbimin si roje pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe po largohej në banesë.

Gjatë rrugës, ka takuar dy të rinj të cilët e kanë ndaluar me makinë, duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar deri në banesë. Punonjësi i policisë, Arben Doçi, ka pranuar dhe ka marrë në makinë dy personat që sot janë arrestuar.

Pasi janë afruar në një banesë që ndodhet në zonën e Mamurrasit, Elsoni dhe Fatjoni, e kanë orientuar punonjësin e policisë që të hyjë në një rrugicë.

Pasi kanë zbritur nga makina, njëri prej kushërinjve Bushgjoka, i ka thënë punonjësit të policisë se i kishtë rënë goma e makinës. Ai ka dalë nga mjeti për të parë gomën dhe sapo është përkulur drejt gomës, Fatjon Bushgjoka e ka qëlluar me një levë hekuri disa herë duke e lënë pa ndjenja.

Polici është marrë dhe hedhur në një kanal aty pranë, pasi dy personat kanë menduar se ai kishte vdekur. Ndërkohë nga ana tjetër dy personat e arrestuar, i kanë grabitur sendet personale, armën e shërbimit dhe automjetin.

Pas disa orë qëndrimi në agoni, punonjësi i policisë ka mundur ta marë veten dhe të përmendet duke depozituar më pas kallëzimin penal në polici./Gazetareforma.com/