Skip to content
Të Gjitha

Policia greke akuzon shqiptarin për abuzim me vajzën e mitur të partneres   

· 1 min lexim

Një incident i tmerrshëm u zbulua kohët e fundit në Perama, në Greqi, ku një burrë abuzoi vajzën e mitur të partneres së tij për katër vjet, shkruan revista greke Athens Magazine.

58 vjeçari shqiptar kishte përdhunuar dhe abuzuar për katër vjet të tëra qysh nga mosha 10-vjeçare të bijën e partneres së tij. Drejtoria për Mbrojtjen e Minorenëve njoftoi se po heton informacionin, që në vitet e mëparshme emigranti shqiptar abuzoi seksualisht me një të mitur të dytë nga marrëdhënia e tij e mëparshme në zonën e Pireut.

/GazetaReforma.com/