Skip to content
Kryesore

Plani për Klimën: Kufizohen ditët e përdorimit të makinave

· 1 min lexim

Ndotja e ajrit është një problem global, dhe shtetet po ndërmarrin masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Një hap i tillë është dhe Plani i ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, i cili është aktualisht në fazën e konsultimit.

Ky plan parashikon përdorimin e automjeteve në ditë të caktuara të javës, në bazë të targave të tyre, për të reduktuar emetimin e gazeve.

Po ashtu, plani parashikon ndërhyrje në infrastrukturën rrugore deri në vitin 2026 për të përmirësuar cilësinë e rrugëve dhe për të ulur përdorimin e karburantit.