Skip to content
Rajoni

Operacioni i anti-drogës, arrestohet shqiptari me 2 kg kokainë në Itali (DETAJE)

· 1 min lexim

Pas një operacioni blic nga anti-droga italiane, pas një kontrolli të imtësishëm ku iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 kg kokainë të ndara në 2 pako secila, është arrestuar një 36-vjeçar shqiptar.

Pas sinjalizimeve të marra, policianë Verona  së bashku me anti-drogën, ishin vendosur në lëvizje duke e ndjekur.

Sipas detajeve nga policia veroneze, të bëra publike nga mediat lokale italiane, shtetasi shqiptar ishte mjaft i kujdesshëm duke lëvizur në disa ndërtesa herë pas here, mes të cilave edhe në një shtëpi private që nga jashtë të jepte idenë se ishte e pabanuar.

Në momentin që e rrethuan, efektivët arritën që të ndërhyjnë  duke e arrestuar 36-vjeçarin shqiptar./Gazetareforma.com/