Nuk e dinit?! Piskatoren mos e përdor kurrë në këto 2 vende

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndoshta nuk e keni ditur, por piskatoren këshillohet të mos e përdorni në këto dy pjesë të trupit.

Gjatë heqjes së qimeve të padëshiruara nga trupi, piskatorja është mirë të zëvendësohet me gërshërë, sepse kështu parandalohen lëndimet e vogla dhe infeksionet.

Nishanet e llojeve të ndryshëm

Me ngacmimin apo heqjen e qimeve që rriten në zonën e nishaneve, apo edhe përreth tyre, mund të shkaktoni infeksion, nëse prekni me piskatore sipërfaqen. Mund ta irritoni atë pjesë të ndjeshme të lëkurës dhe të dëmtoni folikulat e qimeve.

Hunda

Qimet në hundë kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin, prandaj nuk duhen hequr në asnjë mënyrë, e sidomos jo duke i shkulur. Ato parandalojnë depërtimin e pluhurit dhe të baktereve për t’u futur brenda përmes hundës. Nëse ndonjë qime ju pengon, shkurtojeni me gërshërë dhe kini kujdes që të mos lëndoheni.

Shpërndaje
Share.

Komento