Skip to content
Showbiz

Nga party me pizhame te “belly dance”: Brenda festës së ditëlindjes të Ingrit Gjonit (FOTO)

· 1 min lexim

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka pritur ditëlindjen në mesnatë bashkë me shoqërinë e saj, duke festuar siç i ka hije.

Mikeshat e saj më të afërta i kishin përgatitur një surprizë të veçantë këngëtares me rastin e 37-vjetorit.

Të gjithë të veshura me pizhame të kuqe, për të krijuar atmosferën e festave të fundvitit, vajzat i kënduan Ingritit këngën e ditëlindjes ndërsa nuk mungoi edhe torta me qirinj.

Por surpriza nuk mbaron me kaq, pasi në mesin e festës mbërriti dhe një balerinë që kërceu “belly dance”, ndërkohë që të ftuarat e filmonin.

Videot nga festa i ka publikuar mbesa e Ingritit, aktorja Anna Lika, në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa Ingriti ka publikuar tortën e veçantë me një kukull që i ngjason këngëtares dhe disa euro që varen mbi tortë.

Epo i urojmë Ingritit shumë vite të lumtura dhe sigurisht, lekë pa fund!

Burimi: Iconstyle.al