Skip to content
Të Gjitha

“Ne nuk kemi lidhje me manifestimin”. Meta në vështirësi, nuk di ç’të thojë për deklaratën e Yuri Kim

· 2 min lexim

Ditën e sotme është zhvilluar përgjatë dy orëve manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, në bulevardin “Nënë Tereza”.

Presidenti tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Në podium, përveç flamurit shqiptar, ishte edhe ai amerikan.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila reagoi menjëherë me anë të një statusi në Twitter.

Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan.

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sonte,”-shkruan Kim.

Së fundmi, presidenti Ilir Meta është pyetur rreth kësaj deklarate të bërë nga ambasadorja teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”.

Kreu i vendit tha se nuk ka parë asnjë lajm pasi e gjithë vëmendja e tij ka qenë tek manifestimi.

“Kam zero koment për këtë çështje”, u shpreh Meta, duke mos dashur të komentojë mesazhin e Yuri Kim.

Pas statusit të diplomates amerikane nuk ka vonuar as përgjigja e qeverisë dhe reagimi i parë erdhi nga zv.kryeministri Erjon Braçe.

Braçe ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, statusin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se SHBA-të nuk kishin asnjë lidhje me tubimin e sotëm.

“Shpulla e parë amerikane,”-shkruan në reagimin e tij zv.kryeministri Braçe.

Manifestimi i thirrur nga Meta, vjen reagimi i parë nga qeveria: “Shpulla e parë amerikane”

Më pas reagoi edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili në një deklaratë për shtyp tha se Meta nuk mund ta shpërndajë Parlamentin.

Rama i kundërpërgjigjet manifestimit të Metës: “Iliri mund t’i shpallë luftë SHBA-së, por jo të shpërndajë Parlamentin”