Ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita pas ndryshimeve të mëdha që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri.
Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka theksuar se qeveria Rama ka rënë dhe se i vetmi që ka mbetur pa u larguar është vetë kryeministri.
“Qeveria ra! Tani mbetet vetëm kryeministri, por durim, për fare pak do te ikë edhe ai!”, shkruan Vasili.
Kujtojmë se pak më parë Rama njoftoi se nga qeveria largohen jo pak, por 7 ministra.
Gjithashtu ai emëroi si zëvendës kryeministër Erion Braçen, si dhe Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me Parlamentin.