Gjatë ditës së sotme janë shembur dy godina pranë zonës së Astirit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë. Godinat tre katëshe ishin të ndërtuara pa leje dhe para se të shembeshin është bërë boshatisja vullnetare e tyre nga banorët ose biznesmenët që e kishin në përdorim.
Deri më tani IMT nuk ka hasur rezistencë nga poseduesit e këtyre banesave, përkundrazi ata kanë pranuar dhe bashkëpunuar në prishjen e godinave.
Godinat, më të mëdhatë që janë prishur deri më sot, ndodheshin në lotët 2 dhe 3 në Unazën e Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Ura e Lanës.