Skip to content
Uncategorized

Moti i keq përfshin vendin, ARRSH iu bën thirrje shoferëve

· 2 min lexim

Moti i keq, me reshje shiu dhe debore ka përfshirë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit në zonat me borë.

ARRSH bën thirrje që drejtuesi e automjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesë në qarkullim dhe bllokim të akseve rrugore.

Statusi:

Apel për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në vendet me prezencë bore duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesë për qarkullimin e mjeteve, punën e mjeteve borëpastruese dhe bllokimin e akseve rrugore

Bëni kujdes në lëvizje dhe respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore.

Kujtojmë që reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në juglindje të vendit.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë,sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Reshjet me intensitet kanë qenë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm.

Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.

Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie  ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje.

Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.