Skip to content
Politikë

“Monotoni e madhe”/ Berisha flet për arrestin shtëpiak

· 1 min lexim

Berisha për arrestin shtëpiak: Monotoni e madhe, por puna dhe librat më mbajtën aktiv

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për periudhën e arrestit shtëpiak, duke e përshkruar si një kohë monotone.

Gjatë një interviste në “Kafe Shqeto”, Berisha tregoi se rutina e tij e përditshme përqendrohej te puna dhe leximi.

“Mëngjeset ishin të zakonshme, zgjohesha në të njëjtën orë, haja mëngjesin dhe punoja. Ajo që mungonte ishte takimi me njerëzit. Ishte një monotoni e madhe, përveç kohës që shpenzoja me leximin dhe librat,” tha ai.

Berisha shtoi gjithashtu se vijon të punojë intensivisht për të siguruar një fitore të ardhshme.