Skip to content
Aktualitet

Meta u bën thirrje 61 kryebashkiakëve të mos përdorin taksat për fushatë, por kur bashkitë i kishte LSI, buxhetet nuk ekzistonin për to

· 1 min lexim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një reagim ditën e sotme, u bën thirrje kryetarëve të 61 bashkive, që të përmirësojnë shërbimet e qyteteve, e të mos i përdorin taksat e shqiptarëve për fushatë elektorale, në prag të zgjedhjeve që po afrojnë në 25 prill 2021.

Por, ish-numri një i LSI-së, ka harruar kryebashkiakët e tij, që drejtonin bashkitë e fituara nga LSI, në kohën që kjo parti ishte në koalicion si me PD, ashtu edhe me PS.

Nëpër këto bashki buxhetet ishin diçka krejtësisht e panjohur, dhe fondet apo taksat që mblidheshin, pikë së pari shërbenin si nevoja për kryetarët që i drejtonin, dhe çfarë të mbetej për investime në nevojat e qyteteve.

Veç kësaj, shumë kryetarë bashkish, apo edhe drejtorë të LSI, akuzohen për afera korruptive.

/GazetaReforma.com/