Kur vjen puna tek futbolli e sidomos tek tifozet, çështja fillon e bëhet e nxehtë. Mesa duket Messi nuk e ka humbur sharmin e tij, pasi ish-fituesja e Miss BumBum, Suzy Cortez, ka bërë një çmenduri të vërtetë.
Sex simboli Cortez ka shkruar mbiemrin e yllit të Barcelonës shumë afër zonës intime, duke treguar dashurinë e saj për të.
Mbi të gjitha ajo është e bindur se ky vit është viti i suksesit për Messin, pasi ai ka për ta fituar edhe një tjetër tip të artë.
“Jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe çmimin “Fifa Best 2019″. Kam parashikuar këto gjëra duke bërë një tatuazh me emrin Messi dhe numrin 10 së bashku me mburojën e FC Barcelona për të festuar 120 vitet e klubit”. -thotë ajo për mediat braziliane.
Suzy, e cila u zgjodh si “muza” e Olimpiadës së Rio de Janeiro 2016 dhe duhet thënë se nuk është aspak një emër i panjohur për Lionel Messi-n.
Në vitin 2016, 28 vjeçarja kishte nisur kontaktet me Messin, por gruaja e argjentinasit, Antonella bllokoi gjithçka, duke i zhdukur mesazhet dhe fotot seksi që modelja i kishte dërguar atij.