Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdareviҫ është larguar para pak kohësh nga klubi grek, i AEK-ut , sepse nuk ishte në planet e trajnerit.
28-vjeҫari momentalisht është pa ekip dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Suedi, tek familja e vet.
Mediat suedeze bëjnë me dije që janë dy klube të cilët janë të interesuar për Astrit Ajdareviҫ, Goteborg dhe Orebro.
Ndërkohë trajneri i Orebros shprehet: “Astrit është një lojtar shumë i mirë, që kam pasur privilegjin të punoj me të dhe ai ka qenë në klubin tonë më parë.Unë kam biseduar me të , edhe pse nuk ka qenë kohët e fundit këtu, di që Drejtori Sportiv, ka pasur kontakte me të dhe agjentin e tij. Ne po presim të shohim se çfarë do të ndodh”.
Në të kaluarën Ajdareviç është aktivizuar te Falkënbergs, Leister, Hereford, Orebro, Norrkoping, Standard Liezh, Çarlton. Helsinborgs dhe AEK.
Të mos lëmë pa përmendur faktin që 28-vjeçari pak kohë më parë teksa bëri dhe debutimin në miqësoren ndaj Turqisë, veshi fanellën e Kombëtares shqiptare.
(BalkanWeb)