“Merrni WhatsApp-in e Ramës”, Sipas Kryemadhit ja kush fshihet pas marrëveshjes së fshehtë të paralajmëruar nga Yuri Kim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një deklaratë e ambasadores amerikane Yuri Kim duket se ka trazuar ujërat në politikë.

Më herët Kim ka uruar 3 prokurorët e rinj të SPAK, por bashkë me urimin, ambasadorja Kim ka shpërndarë edhe një paralajmërim.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se ka dëgjuar se në vend është bërë një marrëveshje për të penguar në Reformën në Drejtësi, duke shkruar se shpreson që fjalët të mos jenë të vërteta, pasi Reforma duhet të vazhdojë.

LEXO: Yuri Kim paralajmëron: Kam dëgjuar për një marrëveshje pas krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi

Pak minuta pas deklaratës së diplomates amerikane ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një koment në statusin e Kim në Twitter, kreu i qeverisë Rama ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar.

Po ashtu, Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit William Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu.

LEXO: Rama i përgjigjet Yuri Kim për marrëveshjen pas krahëve: Ferri është bosh, djajtë janë këtu 

Pas Ramës ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha ka ripostuar deklaratën e ambasadores amerikane për Reformen në Drejtësi, ndërsa shprehet se, ndryshimet e bëra për Reformën nga Parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancës për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.

LEXO: Deklarata e Yuri Kim shqetëson politikanët: Pas kryeministrit, reagon edhe Lulzim Basha

Së fundmi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së, duke thënë se kjo është e vërtetë dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

E ftuar në Open, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.

“Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët. Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe whatsapp të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve.”

Të njëjtat akuza ka bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në “Opinion”, duke u shprehur se ka vite që e ka denoncuar diçka të tillë.

Shpërndaje
Share.

Komento