Rama i përgjigjet Yuri Kim për marrëveshjen pas krahëve: Ferri është bosh, djajtë janë këtu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar pak më parë 3 prokurorët e rinj të SPAK, por bashkë me urimin, ambasadorja Kim ka shpërndarë edhe një paralajmërim.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se ka dëgjuar se në vend është bërë një marrëveshje për të penguar në Reformën në Drejtësi, duke shkruar se shpreson që fjalët të mos jenë të vërteta, pasi Reforma duhet të vazhdojë.

LEXO: Yuri Kim paralajmëron: Kam dëgjuar për një marrëveshje pas krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi

Së fundmi, mbi këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një koment në statusin e Kim në Twitter, kreu i qeverisë Rama ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar.

Po ashtu, Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit William Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu

 

Shpërndaje
Share.

Komento