Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar të shpërndajë Parlamentin! Ilir Meta bën deklaratën e fortë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga kërkesat që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë presidentit Ilir Meta është shpërndarja e Paralamentit.

Mbrëmjen e sotme Meta ka deklaruar se është gati të bëjë çdo gjë nëse populli e kërkon por jo një aventurë dhe lëvizje fiktive.

Në një intervistë për Syri Tv ai u shpreh se nëse do nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit, do nxjerrë dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë.

Sa i përket shpërndarjes së Parlamentit, të cilin e konsideron të paligjshëm, kreu i shtetit u shpreh se, që të ndërmarrë këtë nismë do t’i duhet mbështetja e shqiptarëve dhe 20 burra që të çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Në këtë rast, sipas kreut të vendit dekretin do ta zbatojë populli shqiptar.

“Për shpërndarjen e Parlamentit duhet të ngrihet i gjithë populli dhe të dalin 20 burra që janë të gatshëm të marrin në dorë qeverinë e re. Nëse do duhet, Presidenti është gati. Të ma kërkojë populli, por siç e thashë duhet të dalin dhe 20 burra gati që të marrin përsipër qeverisjen. Jam gati të bëj çdo gjë, por jo një aventurë dhe lëvizje fiktive. Nëse 70% e Shqipërisë e ndjen që duhet shporrur diktatura, atëherë Ilir Meta do bëjë më të mirën.
Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do njerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier. Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

Shpërndaje
Share.

Komento