Lezhë/ Hajduti futet nga dritarja për të vjedhur, arrestohet në dhomë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 23-vjeçar është kapur mat duke vjedhur një banesë në Lezhë. Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi ka tentuar të grabisë një banesë.

I riu me inciale D.K., u kap mëngjesin e sotëm në një nga dhomat e banesës ku ishte futur për të vjedhur.

23-vjeçari hyri në banesën e shtetasit me iniciale Gj.K., nga dritarja dhe kishte një thikë me vete. Ai u vu re nga pronari banesës që lajmëroi menjëherë policinë.

I riu rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe kishte dalë nga burgu vetëm një javë më parë.

“D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje,  i cili para një jave kishte dalë nga burgu), në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë  unifromat blu,”-raporton policia.

Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë 23-vjeçarin, në një prej dhomave të banesës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .

Shpërndaje
Share.

Komento