Skip to content
Bota

Kornavirusi në SHBA, shkon në 19 numri i të infektuarve

· 1 min lexim

Zyrtarët e shëndetësisë në Washington, Oregon dhe Kaliforni raportuan të premten për raste të reja me koronavirus.

Në mesin e të prekurve ka edhe nga ata të cilët nuk kanë udhëtuar së fundmi në vendet e prekura dhe nuk kanë pasur kontakte me të infektuar.

Sipas Departamentit të Shëndetit në Washington, një student në Snohomish County rezultoi pozitiv dhe ndodhet në shtëpi në izolim.

Ky i fundit nuk ka udhëtuar në zonat e prekura dhe e ka marrë virusin në komunitetin ku jeton.

Gjithashtu një grua 50 vjeçe rezultoi pozitive, pas udhëtimit në Daegu të Koresë së Jugut, një nga zonat më të prekura.

Edhe kjo e fundit ndodhet në izolim në shtëpi, shkruan “Washington Post”.

Ndërkohë janë edhe dy raste të tjera në Washington që pritet përgjigja e analizave.

Në Oregon gjatë së premtes u raportua për një të dyshuar, i cili nuk kishte udhëtuar në vendet e prekura apo të ketë pasur kontakt me të infektuar.

Në Kaliforni u shënua ndërkohë rasti i dytë i infektimit në komunitet.

Të katër rastet e raportuara të premten e kanë çuar në 19 numrin e personave me koronavirus në SHBA.