Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën, reagon PD: Do e çojmë deri në Strasburg!

13:27 15/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për të mos përsëritur zgjedhjet në Qarkun e Fierit. Logu u shpreh se dora e zezë e cila po i mban mbyllur anëtarët e Kolegjit është Rama.

DEKLARATA E PLOTE E PD:

Prej dy muajsh Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka filluar një betejë ligjore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për zbardhjen e plotë të masakrës elektorale të 25 prillit. Ne kemi sjellë me qindra fakte dhe shpjegime, të cilat shpjegonin në mënyrë të detajuar të gjithë sistemin kriminal që kishte ndërtuar regjimi Rama-Doshi për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë në 25 prill.

Fatkeqësisht por pa asnjë surprizë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor refuzoi të drejtën për transparencë, jo vetëm të Partisë Demokratike, jo vetëm të 630 mijë zgjedhësve që përfaqësojmë ne apo 107 mijë zgjedhësve që përfaqëson Lëvizja Socialiste për Integrim, por të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët donin të kuptoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Këto vendime janë të paprecedenta. Këto vendime janë në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor dhe të gjitha aktet e tjera ligjore në Shqipëri, ku i refuzohet e drejta palëve për të bërë transparencë mbi një proces zgjedhor. Ne sigurisht e dimë se kush ka qenë mbrapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetarë që na pyesin çdo ditë:

Kush nuk është i interesuar për të zbardhur të plotë masakrën zgjedhore të 25 prillit?
Kush është i frikësuar nga transparenca e plotë mbi këtë masakër? Kush është “dora e zezë” që ka mbyllur gojën e komisionerëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve? Kush është “dora e zezë” që mbyll gojën e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor? Kush është “dora e zezë” dhe kriminale që nënshkruan vendime të paligjshme?

Përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që është njeriu më i interesuar në këtë vend për të shuar dhe për të shkatërruar çdo hapësirë lirie, çdo hapsirë demokracie dhe çdo hapësirë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që ekzistojnë në këtë vend.

Por ne e kemi marrë vendimin, e kemi thënë prej ditës së parë dhe do t’i shkojmë deri në fund. Demokratët nuk dorëzohen. Ne nuk dorëzohemi. Qytetarët shqiptarë nuk dorëzohen.
Prandaj ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e plotë të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën që asnjë “dorë e zezë” dhe kriminale në Republikën e Shqipërisë, qoftë kjo dora e Edi Ramës, qoftë dora e Taulant Ballës, Damian Gjiknurit apo Engjëll Agaçit të mos mundë të ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Këtë betejë jemi të vendosur për ta çuar deri në fund.

Siç e kemi thënë edhe në fillim ne do të përdorim çdo mjet, çdo mundësi që ekziston për t’i shkuar deri në fund betejës tonë. Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe për të mos lejuar që zgjedhjet; që u diktuan nga krimi dhe paligjshmëria.

Zgjedhjet që u diktuan nga 10 mijë lejet e legalizimit të dhëna në mënyrë të paligjshme, nga 13 mijë punonjës të punësuar në administratën publike në vetëm 4 muaj, nga 63 milionë euro paga, nga 125 milionë euro që u përdorën për tërmetin, nga heqja e të drejtës së 500 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, apo votimet e shumëfishta që ne i kemi denoncuar vazhdimisht, ku në qarqe si Fieri, Tirana, Durrësi ka pasur persona që kanë votuar nga 5-6 herë të mos lejohen që të diktojnë vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit”.

Etiketa: kolegji zgjedhorLogupdstrasburg

Të lidhura

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
Kryesore

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir...

12:36 26/06/2025
Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!
Kryesore

Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë gjatë promovimit të kanioneve të Osumit dhe shpellës së Pirogoshit, duke ngatërruar vendndodhjen...

12:28 26/06/2025
Para
Dalin detajet e para, si humbën jetën dy elektriçistët në Roskovec(Emrat)

Dalin detajet e para, si humbën jetën dy elektriçistët në Roskovec(Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

21:07 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.