Kasaphanë në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës, vriten 9 anëtarë të një familje të njohur, 6 prej viktimave ishin fëmijë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën tre gra dhe 6 fëmijë të një familje me emër, u vranë mëngjesin e sotëm në veri të Meksikës.

Ndërsa po udhëtonin me makinat e tyre, ata ranë pre e një sulmi të grupeve kriminale, shkruan “New York Times”.

Viktimat janë pjesë e familjes Lebaron, të cilët kanë nënshtetësi meksikane dhe amerikane.

Ata kanë jetuar në komunitetin Mormon, që ndodhet në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.

Viktimat po udhëtonin në tre makina të ndryshme kur u sulmuan.

Disa prej anëtarëve të familjes që arritën të shpëtonin, kanë rrëfyer momentet e tmerrit.

Ata tregojnë se një fëmijë i vogël u qëllua për vdekje teksa po përpiqej të arratisej, ndërsa disa të tjerë nuk mundën dot të dilnin nga një makinë, e cila ishte në flakë.

Shpërndaje
Share.

Komento