Skip to content
Politikë

Karamuço: Shpërthimi në veri të Kosovës mund të ndodhte edhe në Shqipëri

· 1 min lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story”, komentoi sulmin në veri të Kosovës, ku shpërtheu një kanal ujësjellës, duke theksuar se një akt i tillë mund të ndodhte edhe në Shqipëri.

Ai krijoi një paralelizëm me rastin e dy spiunëve rusë, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, që u kapën në Shqipëri duke filmuar Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh dhe digën e Bovillës me dron.

Karamuço tha se këta individë janë pjesë e një plani të më të gjerë rus, që ka në fokus destabilizimin e vendeve të Evropës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai theksoi se Rusia po përpiqet të dëmtojë sigurinë e këtyre shteteve përmes aktiviteteve të tilla, duke përmendur gjithashtu shpërthime në vendet e Baltikut dhe të tjera.