Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme duke sjell vdekjen e një shqiptari, në Itali.
Viktima Selmim Selmani 58 vjeç, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në komunën Monteprandone, në Itali.
Viktima jetonte prej vitesh në Itali me familjen e tij dhe u përplas dje nga një makinë e llojit ‘Fiat’ në zonën industriale të Centobuchi.
Familjarët kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit dhe kanë kërkuar me këmbëngulje ta shohin trupin e viktimës pavarësisht prezencës së policisë.
Edhe pse ambulanca shkoi shumë shpejt në vendngjarje, shqiptari nuk arriti të shpëtonte dhe ndërroi jetë 40 minuta pas aksidentit.
(balkanweb)