Skip to content
Kronikë

Ishte “tapë” në alkol! 51-vjeçari në Pogradec e kërcënon me thikë dhe i merr biçikletën të miturit

· 2 min lexim

Ditën e sotme një 51-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje dhe kanosje.

Bëhet e ditur se i arrestuari është J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ky person dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari.

Ndërkohë që biçikleta e 15-vjeçarit që u mor me forcë nga 51-vjeçari është gjetut në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”.  Shtetasi i mësipërm, dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material