Skip to content
Aktualitet

Ishte në gjendje të dehur, i riu vetëplagoset me armë zjarri në Rrogozhinë

· 2 min lexim

Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur në Rrogozhinë gjatë mbrëmjes së sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:10, pasi shtetasi me iniciale A.H, 30 vjeç dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i riu është plagosur në këmbë. Policia ka njoftuar se ai është dërguar në spitalin e qytetit dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.  Gjithashtu policia bën me dije se grupi hetimor është duke punuar nën drejtimin e prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrthanave të ngjarjes që çuan në vetëplagosjen e të riut 30- vjeçar. Nuk është bërë i ditur identiteti i personit të vetëplagosur dhe asnjë e dhënë tjetër veç faktit se ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer këtë akt. Gjithashtu nuk bëhen të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të sqariuar në mënyrë të plotë të rrethanave të ngjarjes.