Skip to content
Të Gjitha

Ilir Meta pritet të krijojë parti të re, zbulohen detajet

· 1 min lexim

Marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama janë thyer plotësisht dhe ndodhen në një pikë kritike.

Këtë e tregon edhe manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta pasditen e sotme.

Sipas presidentit, Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ka tentuar të bëjë grusht shteti.

“Pamfleti” ndërkohë ka mësuar lëvizjen e radhës të Metës.

Kreu i Shetit pritet të krijojë një parti të re dhe ka filluar prej kohësh përgatitjet.

Partia e Metës pritet të shtrihet në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Mësohet se partia e re e presidentit, do të ketë frymë nacionaliste deri në ksenofobi.

Në kupolën e partisë pritet të jenë të larguar nga PD dhe partitë opozitare, me një theks nacionalist.

Sipas “Pamfleti”, Kreu i Shtetit po përpiqet të thithë elektoratin e djathtë, duke shfrytëzuar edhe momentin e mirë për partitë nacionaliste në Europë.

Gjithashtu nuk pritet që Meta të përzihet tek LSI, edhe pse dikur ka qenë drejtues i kësaj force politike.

Në ditët në vijim pritet të mësohen më shumë informacione rreth projektit të ri të presidentit.